Motra e Mark Zuckerberg nuk punon më në kompaninë e të vëllait. Ajo i ka treguar “CNN” se arsyeja lidhet me faktin se, ajo e urrente të ishte gruaja e vetme që kishte 10 vite punë pa ndërprerje.
“Gjithmonë jam ndjerë me komplekse për rolet gjinore. Më pëlqeu ajo që bëra në Facebook. Por unë e urreja të qenit gruaja e vetme në pothuajse çdo dhomë, pa shkëputje për 10 vite rresht. Gjithmonë kam menduar se, dua të bëhem pjesë e zgjidhjes, të mos vazhdoj të jem pjesë e problemit”, u shpreh ajo.
Randi Zuckerberg u largua nga kompania e vëllait në vitin 2011, për të ndërtuar kompaninë e saj të mediave sociale. 36-vjeçarja tha se gratë vazhdojnë të jenë nën vëzhgim në botën e teknologjisë. Randi, e cila më parë punuar në repartin e videove live të rrjetit social, thotë se Facebook ishte vizioni i vëllait të saj.
“Është kompania e tij. Në një moment të ditës unë me të vërtetë doja të krijoja diçka për veten time”, tregon Randi.
Ajo kthehet pas në kohë, kur Marku e pyeti nëse donte t’i bashkohej Facebook-ut. Në 2004 thotë ajo, kompania kishte rreth 50 punonjës.
Randi thotë se që nga ajo kohë, teknologjia ka pasur vështirësi në integrimin e grave në fuqinë punëtore, por dhe në angazhimin real të tyre në zgjidhjen e problemeve madhore të rrjeteve sociale, si vjedhja e të dhënave, publikimet pornografike, abuzimi, bullizmi e të tjera probleme.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...