otorola prezantoi dy telefona të ri nga seria e saj Moto C. Bëhet fjalë për modelet Moto C dhe Moto C Plus, të cilët për shkak të specifikave të dobëta, varësisht nga modeli, do të kenë çmime fillestare prej 90 dhe 120 euro.
Moto C ka ekran 5 inç me rezolucion 854 x 480 piksel, 1 GB RAM dhe varësisht nga modeli do të ketë 8 GB ose 16 GB memorie të brendshme. Telefoni ka procesor MediaTek MT6737M SoC me katër bërthama (Cortex-A53) me shpejtësi të punës prej 1,1 GHz. Telefoni ka kamerë 5 MP me blic LED, i cili mund të xhirojë video në kualitetin HD (720p).
https://www.youtube.com/watch?v=O_c9beq-amk
Në anën e parme ndodhet kamera prej 2 MP. Bateria ka kapacitet 2.350 mAh. Modeli pa mbështetje për 4G LTE do të kushtojë në tregun evropian 89 euro, derisa modeli me mbështetjen për 4G LTE pritet të kushtojë 99 euro, transmeton KP.
Moto C Plus ka ekran 5 inç me rezolucion HD (1.280 x 720 piksel), 2 GB RAM dhe me hapësirë të brendshme prej 16 GB. Po ashtu, kamera kryesore ka 8 MP.
Telefoni ka procesor MediaTek MT6737 SoC me katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi të punës prej 1,3 GHz. Moto C Plus ka bateri më të madhe – 4.000 mAh. Të dy modelet punojnë në sistemin operativ Android 7.0, përkatësisht Nougat.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...