Google ADS

Moto X4 do të ketë shtëpizë prej aluminit

15:21 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Sipas burimeve të Evan Blass, i njohur si @evleaks, Moto X4 pritet të vijë në treg kah fundi i tremujorit të katërt.

Këtyre ditëve kanë rrjedhë edhe informacione të reja kur bëhet fjalë për telefonin e ardhshëm.

Për fillim, tash sugjerohet se në vend të Snapdragon 660 CPU-a, Moto X4 do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 630 me gjashtë bërthama. Po ashtu, telefoni do të ketë bateri 3300mAh dhe jo 3800mAh siç ishte përmendur më herët.

Telefoni pritet të ketë 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Moto X4 do të ketë certifikatë IP68 dhe sistem të kamerës së dyfishtë, e cila përbëhet nga sensorët 12MP dhe 8MP. Në anën e përparme të pajisjes do të jetë kamera prej 16MP. Telefoni do të ketë shtëpizë të aluminit, ekran 5.2 inç të rezolucionit  Full HD (1080p), si dhe sensor të gishtërinjve në anën e përparme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme