Me shfaqjen e fruthit dhe sëmundjeve të tjera infektive në rrjetin social Facebook, nisën të qarkullonin në masë grupe, lajme dhe publicitete kundër vaksinimit të popullsisë duke e cilësuar atë si të dëmshëm.
Por Facebook është duke studiuar mënyrat e mundshme për frenimin e disinformimit që përcillet në platformën e saj, në bashkëpunim me disa ekspertë të shëndetit publik.
Ky informacion i është transmetuar CNN nga një punonjës i këtij rrjeti social i cili ka ruajtur anonimatin.
Sipas burimit, kompania nuk mund të eleminojë mesazhet apo publicitetin që i bëhet mos-vaksinimit që cilësohet si fenomen i dëmshëm nga disa grupe individësh.
Ndaj dhe po tentohet të modifikohen rregullat e vendosura për publicitet në rrjetin social Facebook dhe gjithashtu po punohet për të minimizuar vizibilitetin e mesazheve për mos-vaksinimin.
Disa shembuj: Jo-vaks nuk do të shfaqen në listën e grupeve të rekomanduara nga Facebook; mesazhet që përmbajnë disinformata rreth vaksinave do të vendosen në fund të faqes së lajmeve të rrjetit social; motorët e kërkimit të përdorura nga përdoruesit e Facebook nuk do të shfaqin grupet e jo-vaks. Një kërkim i kryer në Facebook nga CNN në termin ‘vaksinat’ dikur drejtonte përdoruesin menjëherë tek grupet kundër vaksinave. Kjo me masat e reja nuk do të ndodhë më.
Me ri-shfaqjen e fruthit dhe sëmundjeve të tjera infektive, Facebook ka qenë nën presion për një kohë të gjatë për rolin e tij në përcjelljen e informacioneve të rreme lidhur me rreziqet e vaksinave.
Art Caplan, Shef i Divizionit të Etikës Mjekësore të “New York University” komentoi mbi ndryshimet që po kryen Facebook:
“Është një lajmi i mirë, që tregon se po veprohet në mënyrë të drejtë nga Facebook edhe pse hapat e hedhura deri më tani, janë ende të vegjël”.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...