Ekspertët e sigurisë shpeshherë japin këshilla mbi teknologjinë dhe përdoruesit e tyre posaçërisht për përdorimin e fjalëkalimeve në rrjetin global (Internet-in), “UK Intelligence agency” ju këshillon që të mos e ndryshoni fjalëkalimin tuaj shumë herë për një afat të shkurtër sepse fjalëkalimet e reja janë arsyeja që harrohen më shpejtë ose që shkruhen më shpesh, transmeton arbresh.info
“UK Intelligence and the Communications-Electronics Security Group” (CESG), e cila është pjesë e mbrojtjes ndaj thyerjes së fjalëkalimeve ndryshe në gjuhën e teknologjisë që quhet “Hacking”.
Kjo organizatë këshillon që përdoruesit e teknologjisë të mos e shmangin këtë këshillë të tyre e cila jepet që disa muaj rresht prej tyre.
“Problemi është që ky hap nuk përbën ndonjë inovacion apo ndryshim të madh ashtu si të gjithë mendojnë për përdoruesit, por ndryshimi i fjalëkalimit ka dhe një ‘kosto për përdoruesin’ – duke e sforcuar atë që ta ndryshojë shpeshherë fjalëkalimin e tij.
Nëse një individ ndryshon shpeshherë fjalëkalimin e tij ekziston mundësia që për arsye të ndryshimit të fjalëkalimit dhe vështirësisë për ta rikujtuar ai ta shkruaj diku për të mos e harruar, sidoqoftë, kjo e bën llogarinë tuaj menjëherë pjesë të “Vulnerable” që nënkupton cenueshmëri, padashje ky fjalëkalim mund të bie në duar të gabuara.
“Sa më shumë që ju ndryshoni fjalëkalimin aq më shumë bëheni pjesë e cenueshmërisë”, përcjell arbresh.info.
CESG e paraqet si problem ndryshimin në intervale të kohë pas kohe ndryshimi i fjalëkalimit vetëm sa përbën problem për përdoruesin dhe se ai gjithnjë do të bëj një ndërlidhje më fjalëkalimin e tij të mëparshëm që do të thotë se fjalëkalimi nuk po ndërrohet vetëm po modifikohet në një mënyrë ku nëse ai është detyruar që të ndryshoj fjalëkalimin se dikush e ka ditur ai fjalëkalim nuk përbën ndonjë ndryshim fare vetëm që shërben si një lirim për përdoruesin se nuk do të ketë dikush tjetër këtë fjalëkalim.
Është folur në prill të 2015 nga formuesi i “National Security Agency ” ku ai pohon se nga kompjuterët e sotëm secili fjalëkalim me përbërje prej tetë karaktereve mundë të thyhet në jo më shumë se sa gjashtë sekonda, madje ai nuk i drejtohet më fjalëkalimeve si “Fjalëkalim” por si “Fraza fjalësh”, ku do të thotë se ato janë një monotoni që ju i përdoreni si fjalëkalime.
“Ai dha një këshill për ndryshimin nga “fjalëKALIM-et” tek “Frazë Fjale” vetëm shikoni cila nga frazat specifike që vetëm ju e përdoreni atë futeni në funksion si fjalëkalim tuaj që nënkupton që me anë të “Brut force” (Forcës Brutale) ju do të jeni të pakapshëm për arsye se shumica e neve që përdorim fraza unike të cilën gjë e bëjmë vetëm ne por që mund të mos ekzistoj as në fjalor”./arbresh.info
SHPJEGIM: Brute Force (e njohur edhe si brutaliteti forcës) është një gjykim dhe gabimi, metodë e përdorur nga programet e aplikimit për të deshifruar të dhëna të koduara si fjalëkalime apo Data Encryption Standard (DES) çelësat, me anë të përpjekjeve të shumta (duke përdorur forcën brutale).
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA