Google ADS

Mos e instaloni iOS 11.4, po e shkakton këtë problem në celular

17:20 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Nëse nuk e keni bërë ende ‘update’ iPhone-in tuaj në iOS 11.4, është mirë që të prisni edhe pak dhe mos ta bëni.

Përdorues të nervozuar të Apple janë duke u ankuar se përditësimi i sistemit po vret bateritë e tyre.

Një përdorues i nervozuar i Reddit shkroi se bateria e celularit të tij u harxhua 25% më shpejtë pasi e instaloi përditësimin, përderisa të tjerët thonë se po duhet ta mbushin vazhdimisht celularin, transmeton Gazeta Express.

Apple nuk ka treguar ende se çfarë po e shkakton këtë problem ose si ta rregullojmë atë.

Megjithatë, shumë përdorues thonë se kjo po ndodh për shkak të veçorisë së re të rifreskimit të aplikacionit në sfond.

Kjo ia mundëson aplikacioneve që të veprojnë në sfond, në mënyrë që t’i përditësojnë të dhënat – madje edhe kur s’jeni duke e përdorur celularin.

Për ta ndalur veçorinë, shkoni në Settings prej ekranit kryesor dhe zgjedheni General. Më pas ndryshojeni ‘Background Refresh’ në “off”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme