Threads tani është rritur në 300 milionë përdorues dhe më shumë se 100 milionë përdorin platformën çdo ditë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur CEO i Meta, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në platformë.
Më parë, Zuckerberg spekuloi se Threads kishte një shans mjaft të mirë për t’u bërë aplikacioni i ardhshëm i kompanisë me miliarda përdorues, shkruajnë mediat e huaja.
Tani për tani, platforma është ende larg këtij qëllimi, por duket se rritja e saj është përshpejtuar kohët e fundit.
Vjeshtën e kaluar, Threads arriti shifrën e 100 milionë përdoruesve dhe në fillim të nëntorit të këtij viti arriti në 275 milionë.
Ndërsa në vitin 2024, Threads ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar për vitin 2024, i renditur pas aplikacionit Temu. /Telegrafi/
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...
Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës
Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin ta dorëzojë Radoiç...
I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Pri...
Haradinaj: Fuqizimi i gruas, parakusht për një Kosovë fitues...
Tërmet në Kosovë