Lista e pesë veturave më të shitura në tregun evropian për vitin e kaluar nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me një vit më herët, por ka ndryshuar vetëm renditja e tyre në listë.
Modelet jashtë evropiane edhe më tej ndodhen në top 20.
VW Golf
Kur bëhet fjalë për modelin më të shitur të veturave në Evropë, që një kohë e gjatë nuk ka pasur befasi në kreun e listës. Sikur edhe viteve të kaluara, Volkswagen Golf edhe më tej bindshëm është vetura më e kërkuar e udhëtarëve në kontinentin e vjetër.
Edhe pse në vitin 2016 shënoi rënie të ndjeshme të shitjes (-7,8%), Golf me 492.952 njësi të porositura ka lënë dukshëm larg konkurrentët e tij.
Renault Clio
Në vendin e dytë është ngjitur Renault Clio, me ngritje prej 3% dhe 315.115 vetura të shitura, derisa i treti është Volkswagen Polo, i cili në vitin 2015 ishte i katërti, me 308.561 njësi të porositura. Duke iu falënderuar rënies së shitjes në vitin 2016 (-4,4%), Ford Fiesta ka rrëshqitur nga vendi i dytë në të katërtin me 300.528 njësi të shitura.
VW Polo
Listën e pesë modeleve më të kërkuara në Evropë për 2016 e përmbyll Opel/Vauxhall Corsa, e cila ka arritur deri te 264.844 blerës. Në mesin e pesë modeleve më të shitura janë katër modele nga i ashtuquajturi segment “B”-automobila të vegjël, të cilët përdoren për rrugë të shkurtra.
Shitje të madhe ka shënuar Astra (+29,6), me ngritje nga pozita 13 në të gjashtën. Në vitin 2016 janë porositur 253.483 automobila, duke iu falënderuar më së shumti gjeneratës së re që ka ardhur në treg./Arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...