Google ADS

Modelet e BMW-së, më të kërkuarat gjatë vitit 2020 në SHBA

08:12 | 20 Janar 2021
Arbresh.info
Në SHBA, veturat më të kërkuara vitin e shkuar ishin modelet e BMW-së.

BMW-ja shënoi rënie të shtijës në tregun amerikan me 17.7 për qind krahasuar me një vit më parë, por prapë krahasuar me markat tjera ishte më e kërkuara.

Gjatë vitit 2019, në SHBA u shitën 278.732 njësi të modeleve të BMW-së.

Në vendin e dytë është Lexus me 275.041 njësi, kurse i treti Mercedesi me 274.916 njësi.

Kompania e vetme që nuk shënoi rënie krahasuar me shitjet e vitit 2018, është Volvo. Kjo kompani shënoi rritje të shitjeve me 1.8 për qind.

Sipas modeleve, më i shituri nga BMW-ja, ishte X3 (59.941), kurse te Mercedesi modeli më i kërkuar ishte GLC (52.626).

Lexusi ka mbajtur veten mirë në treg, falë modelit RX (101.059).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme