Robotët, makinat, dronët dhe pajisjet e lojrave virtuale të lidhura me rrjetin 5G janë ndër mijëra mjetet futuriste të paraqitura në Kongresin Botëror të Teknologjisë këtë vit në Barcelonë.
Megjithëse ekziston një entuziazëm i madh për mënyrën se si teknologjia e telefonave celularë 5G do të transformojë jetën tonë të përditshme,
Konferenca është lënë në hije nga mosmarrëveshjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Pekinit mbi gjigantin kinez të telekomit Huawei.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar qeverinë kineze se ajo mund të përdorë produktet e kompanisë Huawei për spiunazh.
Është mëngjes herët në Kongresin Botëror Teknologjisë celulare, koha për një kafe mëngjesi të përgatitur nga një robot. Lëvizjet e ndërlikuara kontrollohen nga distanca nëpërmjet rrjetit celular tepër të shpejtë, 5G.
Edhe në këtë botë futuriste, jo gjithçka shkon siç është planifikuar.
Teknologjia 5G më në fund ka arritur në treg, duke ofruar shpejtësi mbi një gigabajt për sekondë dhe vonesa tepër të vogla, një lidhje praktikisht e menjëhershme nëpër rrjete.
Ekspertët thonë se ajo hap fusha të reja të lidhjes. Lëvizje të vogla të kontrolluara përmes rrjetit 5G.
Teknologjia premton të transformojë jo vetëm telefonat celularë, por edhe botën rreth nesh, thotë Paul Triolo i Grupit Euroazia, i cili foli me Zërin e Amerikës përmes Skype-it nga Kongresi në Barcelonë.
“Aspektet kyçe të teknologjisë 5G, si disa nga komunikimet me vonesa tepër të vogla dhe sensorët masiv, komunikimet masive mes pajisjeve elektronike, që mund të gjejnë më tepër një përdorim industrial, do të mund të ndikojnë tek gjërat si infrastruktura kritike. Pra, do të ketë shumë më tepër të dhëna jo personale apo industriale që lëvizin në hapësirën kibernetike rreth nesh dhe që me të vërtetë po shqetëson njerëzit. Për shembull, forcat ushtarake në vendet si Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të përdorin pjesë të mëdha të rrjetit komercial.”
Huawei është një nga kompanitë që ofron rrjetin 5G. Uashingtoni e ka ndaluar kompaninë të paraqesë teknologjinë e saj 5G në Shtetet e Bashkaura, duke cituar legjislacionin kinez që kërkon që kompanitë të bashkëpunojnë me shtetin, nga frika në rritje se Huawei mund të përdoret si një kal i trojës për të spiunuar rivalët.
Zëvendës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Politikat Kibernetike, Robert L. Strayer, i cili po merr pjesë në Kongresin Botëror të Teknologjisë së Celularëve, u bëri thirrje aleatëve që të bëjnë të njëjtën gjë.
Robert L. Strayer, Zv/Sekretar i Departamentit të Shtetit për Politikat Kibernetike
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me këto qeveri dhe rregullatorë në këto vende për t’i arsimmuar ata për atë që dimë dhe për të vazhduar traditën e ndarjes së praktikave më të mira për mënyrën se si të gjithë ne mund të lëvizim me sukses në gjeneratën e ardhshme të teknologjisë. Do të thoja se ka shumë alternative të tjera në Perëndim”.
Huawei dhe qeveria kineze kanë hedhur poshtë këto akuza. Por Australia, Zelanda e Re dhe Japonia kanë ndjekur hapat e Uashingtonit, duke ndaluar përfshirjen e teknologjisë 5G të Huawei në tregjet e tyre. Evropa është ende e pavendosur.
“Bashkimi Evropian në veçanti dhe Shtetet e Bashkaura duhet të sqarojnë këtë politikë, çfarë do të thotë ndalim ose çfarë do të thotë një lloj ndalimi i pjesshëm, dhe nëse ekziston një rrugë e mesme që mund të gjendet këtu”.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...