Google ADS

Mjafton një mesazh për të bllokuar iPhone-in tuaj

18:59 | 27 Maj 2015
Arbresh Info

Nëse aplikacioni Messages në iPhone-in tuaj është ndalur papritmas, ose telefoni është ristartuar pa ndonjë arsyeje, atëherë ju mund të jeni viktimë e një lëshimi në iOS që është duke shkatërruar pajisjen tuaj.

Ajo që na dërgon deri te ky lëshim i platformës iOS është vetëm një rresht me tekst të zakonshëm që ka mundësi të ristartojë apo bllokojë telefonat nga Apple.

Derisa kompania të rregullojë këtë problem, ju duhet të kërkoni edhe një mesazh tjetër nga personi që e ka dërguar atë së pari në mënyrë për tu larguar nga kjo rrëmujë që krijohet, transmeton arbresh.info.

Ky lëshim ka qenë prezent edhe më parë tek platforma iOS, ndonëse Apple ka dërguar përditësime për ta përmirësuar atë, por duket se është rikthyer përsëri. Sidoqoftë, ky lëshim tani është diskutuar shumë në llogaritë e shumë përdoruesve të telefonave nga kompania Apple në rrjetin social Twitter./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme