Ylli hollivudian, Tom Cruise dhe ekipi i xhirimeve të “Mission Impossible 7”, janë në karantinë në Venecia për shkak të coronavirusit të përhapur në Itali.
Aktori ka arritur në Venecia më 20 shkurt për të filmuar vazhdimin e shtatë të filmit, sipas Jerusalem Post, duke cituar aktorin britanik Simon Pegg.
Për shkak të frikës nga coronavirusi, ekuipazhi i filmit është izoluar në hotelin Gritty Palace. Ata do të qëndrojnë në karantinë të paktën deri më 2 mars, transmeton KP.
“Mission Impossible 7” pritet të dalë në kinema në korrik të vitit të ardhshëm, por nuk është e sigurt nëse termini do të pësojë ndryshime.
Sipas informacioneve të fundit, 1.128 persona janë infektuar me coronavirus në Itali dhe deri më tani 41 kanë vdekur.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...