Facebook shpenzoi më shumë se 23 milion dollarë për siguri dhe udhëtime ajrore për Drejtorin e Përgjithshëm të asaj kompanie, Mark Zuckerberg, në vitin 2019, sipas të dhënave të paraqitjes financiare.
Kjo tregon se Zuckerberg harxhoi ndjeshëm më shumë para vitin e kaluar sesa në 2018, kur ai shpenzoi 20 milion dollarë për atë qëllim, ndërsa në vitin 2017 ai shpenzoi 9.1 milion dollarë.
Fondet e destinuara për Udhëtimin dhe Sigurinë e Zuckeberg përfshijnë 10,463,717 dollarë të ndarë për shpenzimet që lidhen me kujdesin personal të Zuckerberg-ut në shtëpinë e tij dhe udhëtimet e tij personale.
Gjithashtu, Facebook shpenzoi 9.95 milion dollarë për sigurimin personal të Zuckerberg-ut në 2018, dhe 7.5 milion dollarë në 2017.
Sipas dosjes financiare, Zuckeberg gjithashtu kërkoi të merrte 2.95 milion dollarë për udhëtime private ajrore.
Në vitin 2018, ai shpenzoi 2.59 milion dollarë për të njëjtin qëllim, dhe në 2017 1.52 milion dollarë.
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji