Google ADS

Miliona përdorues të Facebook paralajmërohen për aplikacionet që vjedhin fjalëkalimet e llogarive

22:40 | 9 Tetor 2022
KRG

Meta ka paralajmëruar miliona përdorues të Facebookut, se informacionet për llogaritë e tyre mund të jenë kompromentuar nga ana e aplikacioneve të jashtme që shkarkohen në dyqanet e Google dhe Apple.

Në raportin më të fundit, hetuesit e sigurisë të kompanisë Meta kanë identifikuar mbi 400 aplikacione të rrezikshme, të dizajnuar të vjedhin kredencialet e llogarive të përdoruesve të Facebookut, transmeton Telegrafi.

Aplikacionet janë të dizajnuar “për argëtime dhe të dobishme”, siç janë programet për fotografi, aplikacione për kamera, servisët VPN, horoskop dhe për fitnes.

Aplikacionet shpesh nga përdoruesi kërkojnë që të kyçen në llogarinë e tyre në Facebook, para se të kyçen në funksionet e premtuara.

Megjithatë, kjo është vetëm një prej metodave të vjedhjes së informacioneve të përdoruesve të Facebookut, përkatësisht fjalëkalimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme