Google ADS

Miliona përdorues infektohen nga uebfaqet e hakuara me WordPress

01:36 | 19 Shtator 2015
Arbresh Info

Një numër i madh uebfaqesh me WordPress janë kompromentuar brenda dy ditëve të fundit si pasojë e një programi keqdashës.

WordPress, një sistem që ofron menaxhimin e përmbajtjeve tek një faqe, ka qenë sërish shënjestër e sulmeve nga hakerët, shkruan arbresh.info. Hulumtuesit në Securi Lab kanë zbuluar një program keqdashës që si qëllim ka qasjen tek disa pajisjet që mund të bëjnë një numër të madh uebfaqes me WordPress si pre e tyre.

Ky program keqdashës ishte operativ më shumë se 14 vite më parë, por ka pësuar një rritje të madhe gjatë dy ditëve të fundit duke rezultuar në më shumë se 5000 uebfaqe me WordPress të prekura nga ky lëshim.

Hulumtuesit e sigurisë kanë njoftuar që programi keqdashës sulmon si “VisitorTracker”, një kod që kriminelët kibernetik e kanë projektuar.

Nëse një faqe që është e infektuar me këtë program keqdashës hapet nga ndonjë vizitor atëherë ky i fundit do të ridrejtohen në mënyrë automatike tek një faqe tjetër që mund të shkaktojë dëme vërtetë të mëdha./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme