Miliarderi që nuk di të përdorë telefonat e mençur

08:43 | 6 Maj 2020
Trina Galanxhi

Warren Buffett është një nga njerëzit më të pasur në botë, por kohëve të fundit ai morri një iPhone 11 dhe si rezultat, ka sqaruar se për të bërë thirrje me të është shumë e vështirë.

Në një intervistë për Yahoo Finance, ai sqaroi se CEO i Apple Tim Cook e ndihmoi atë të mësohej me iPhone, por ai ende nuk e di se si të bëjë ose të përdorë ndonjë aplikacion, transmeton portal arbresh.info

Deri kohët e fundit, ai kishte një celular të palosshëm pa një ekran me prekje.

Gjatë intervistës ai tha se nuk e kishte marrë telefonin me vete, sepse nuk do të dintë çfarë të bënte nëse dikush e thërriste.

“Kisha problem gjatë përdorimit të telefonit dje. Sigurisht që një fëmijë dy vjeçar di ta përdor, ndërsa unë kam probleme. Besoj se faji është te unë”, tha ai.

Në gusht, Warren Buffett mbush 90 vjeç, kështu që ndoshta ai nuk duhet të jetë i befasuar nga mosmiratimi i tij ndaj teknologjive të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme