Google ADS

Miliarderët e teknologjisë besojnë se jemi duke jetuar në një matricë

23:59 | 6 Tetor 2016
Arbresh.info

Miliarderët e teknologjisë, me mjaftueshëm para sa për të krijuar rrjete sociale dhe anije kozmike, po besojnë se njerëzimi jeton në një lloj matrice.

Përderisa disa po besojnë se ka gjasa që ne jemi duke jetuar në një simulim kompjuterik të ngjashëm me Matrix, një numër i vogël i këtyre gjigandëve të teknologjisë janë duke financuar në mënyrë sekrete hulumtime në këtë fushë.

Paranoja më e fundit nga elita e Silicon Valley vjen nga një intervistë e shefit të kompanisë kaliforniane ‘Y Combinator’, Sam Altman.

Duke folur për The New Yorker, biznesmeni foli për sfidat rreth inteligjencës artificiale, duke thënë: “Ose ne e skllavërojmë IA ose ajo na skllavëron neve”, transmeton Gazeta Express.

Në artikull, autori Ted Friend shpjegoi rreth idesë së matricës, duke thënë: “Shumë njerëz në Silicon Valley janë të obsesionuar me hipotezën e simulimit, me argumentin se ajo çfarë e përjetojmë si realitet në fakt është diçka e prodhuar nga një kompjuter”.

Njëri prej miliarderëve që është i bindur në idenë e simulimit, Elon Musk nga SpaceX dhe Tesla, tha më herët këtë vit se teknologjia e lojërave ka përparuar në atë pikë sa që do të jetë e padallueshme nga realiteti.

Nëse e keni parë trilogjinë e filmave ‘Matrix’, personazhi kryesor Neo, kupton se është duke jetuar në një realitet të simuluar në të cilin asgjë nuk është vërtetë reale. Sipas një numër miliarderësh të teknologjisë, kjo hipotezë mund të jetë shumë afër realitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme