Microsofti thotë se pati sulm kibernetik

09:53 | 31 Korrik 2024
KRG

Microsofti tha se e ka rregulluar problemin e avarisë të javës së kaluar që i la miliona përdorues pa shërbime. Një ndërprerje globale i preku shërbimet e kësaj kompanie të internetit, përfshirë postën elektronike Outlook dhe videolojën Minecraft, derisa Microsoft u shpreh se problemi ndodhi për shkak të një sulmi kibernetik.

“Hetimet e para thonë se një gabim në zbatimin e mbrojtjes sonë e përforcoi ndikimin e sulmit”, ka thënë Microsoft në një përditësim, ka raportuar BBC.

Sulmi kibernetik ishte i llojit DDoS, që funksionon duke “rrëzuar” një uebfaqe nga interneti, me qëllim që për përdoruesin ta bëjnë të paqasshëm ose të dëmshëm.

Kompania ka kërkuar falje për problemin që zgjati për 10 orë te mbi tetë milionë përdorues që përdorin sistemin Microsoft.

Në ditën kur ndodhi problemi autoritetet e disa shteteve u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga sulmet e tilla dhe të mos qasen në e-maile të dyshimta, thirrje telefonike apo uebfaqe të rreme që pretendohen se janë zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme