Vendimi i Qeverisë amerikane për ta radhitur “Huawein” në listën e vet të zezë ka çuar në shqetësime se pajisjet e ardhshme “Huawei” do ta humbasin mbështetjen e kompanive amerikane si Google, ARM dhe Microsoft.
Veçanërisht të shqetësuar ishin pronarët e laptopëve “Huawei”, kur në fund të muajit të fundit u zhdukën të gjitha gjurmët për modelin MateBook X Pro, edhe pse laptopi u kthye një muaj më vonë, raporton “Neowin”.
Përmes PCWord, Microsofti konfirmoi se laptopët e “Huawei” me Windows do të vazhdojnë të marrin mbështetje softuerike, pavarësisht vendimit të administratës së SHBA-së për ta ndaluar tregtinë me kompaninë kineze. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Microsoftit theksoi: “Mbetemi të përkushtuar drejt ofrimit të një përvoje të jashtëzakonshme të përdoruesit. Vlerësimi ynë fillestar i vendimit të Ministrisë amerikane të Tregtisë në lidhje me ‘Huawei’ ka treguar se mund të vazhdojmë të ofrojmë me azhurnimet e softuerit Microsoft tek pajisjet ‘Huawei’”.
Kjo përkon me deklaratën e mëparshme të gjigantit kinez të teknologjisë, i cili ka premtuar se të gjithë kompjuterët e kompanisë do të vazhdojnë të marrin mbështetje të Microsoftit, si dhe azhurnime të Androidit për telefonat e mençur dhe tabletët “Huawei”. Garanci të njëjta ka dhënë edhe Inteli, kur bëhet fjalë për pajisjet “Huawei”, të cilat përdorin procesorë Intel, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto azhurnime të premtuara kanë të bëjnë vetëm me pajisjet ekzistuese “Huawei”. Mbetet të shihet nëse ndalimi i administratës amerikane do të ndikojë në harduerin e ardhshëm të kompanisë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA