Google ADS

Microsoft “surprizon” me Nokia 216

14:25 | 20 Shtator 2016
Arbresh.info

Në epokën e smarfonëve, është e vështirë të mendosh dikë që përdor një telefon me një ekran pa prekje, pa aplikacione si WhatsApp, Facebook, Instagram dhe që nuk operon në Android ose iOS. Sidoqoftë ka akoma kompani që prodhojnë telefona të tillë dhe Microsoft sapo ka lançuar telefonin Nokia 216.

Karakteristikat dhe veçoritë e telefonit përfshijnë: një ekran QVGA 6 cm, kamera para dhe pas 0.3MP dhe Opera-n si brouser nga ku mund të shkarkohen lojëra dhe aplikacione. Sistemi i operimit që ai përdor është Series 30 OS.

Veçori të tjera të listuara në faqen e Microsoft janë: “Cilësi e lartë audio gjatë thirrjeve telefonike, bateri më jetëgjatësi të madhe që mund ta  mbajë telefonin 24 ditë në gjendje qetësie dhe 18 orë gjatë kryerjes së telefonatave, radio, Bluetooth 3.0, MP3 dhe hapësirë për 2000 kontakte.”

Microsoft nuk ka publikuar akoma çmimin më të cilin do të shitet telefoni, por me siguri që do të jetë i përballueshëm për të gjithë, përcjell Arbresh.info.

https://www.youtube.com/watch?v=AsKCq1rwG8c

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme