Gjigandi i teknologjisë Microsoft ka kërkuar falje pasi mijëra njerëz në mbarë botën raportuan probleme të martën pasdite.
Incidenti vjen më pak se dy javë pasi një ndërprerje e madhe globale e IT-së bllokoi mbi tetë milionë kompjuterë që përdorin sistemet e Microsoft-it, duke ndikuar në anulimin e mijëra fluturimeve apo shërbime të tjera, pas një përditësimi të gabuar të softuerit nga firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike.
Microsoft tha se e kishte rregulluar problemin dhe se do të monitorojë situatën “për të siguruar rikuperim të plotë”, por nuk dihet se sa mund të zgjasë.
“Ne kërkojmë falje sinqerisht për shqetësimin”, thuhet në një postim në X, dikur Twitter. “Ekspertët tanë aktualisht po hetojnë situatën për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...