Microsoft do të ndalojë mbështetjen e Windows 7 duke filluar që nga e marta, 14 janar. Kjo do të thotë se nuk do të lëshojë më azhurnime softuerësh, përfshirë softuerësh që mund të parandalojnë sulmet kibernetike, për miliona kompjuterë.
“Ndërsa ju mund të vazhdoni të përdorni kompjuterin tuaj që ekzekuton Windows 7, pa azhurnime të vazhdueshme softuerësh dhe sigurie, ai do të jetë në rrezik më të madh për viruse dhe malware”, thotë Microsoft në faqen e internetit, përcjell Telegrafi.
“Përveç kësaj, shërbimi i klientëve të Microsoft nuk do të jetë më në dispozicion për të siguruar mbështetje teknike të Windows 7”.
Microsoft thotë se njerëzit që përdorin Windows 7 duhet të bëjnë një nga dy gjërat.
Njerëzit me kompjuter më të ri se tre vjeç mund të paguajnë për ta përditësuar me Windows 10 nëse nuk e kanë bërë këtë tashmë.
Dhe kjo fillon me 139 dollarë për kompjuter.
Microsoft fillimisht ofroi një azhurnim falas deri më 29 korrik 2016.
Por, nëse keni një kompjuter që është më shumë se tre vjeç, Microsoft sugjeron të blini një kompjuter të ri që operon me Windows 10.
Sipas shifrave të Net Applications nga dhjetori, 32.74% e të gjithë laptopëve dhe desktopëve ende funksionojnë me Windows 7, pas Windows 10.
Ndërsa Windows 10 funksionon në më shumë se 900 milionë pajisje.
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë