Punonjësit që merren me sigurinë kibernetike, zhvillimin e produkteve, shitjet, mbështetjen teknike, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun, kursejnë më shumë kohë në ditë duke përdorur inteligjencën artificiale, sipas rezultateve të hulumtimit nga Microsoft.
Sipas hulumtimit mbi profesionet që aktualisht përfitojnë më shumë nga përdorimi i inteligjencës artificiale në formën e përmirësimit të punës së tyre në detyrat e përditshme, përdorimi i AI ofron një mundësi për inovacion dhe zvogëlon sasinë e punës së përsëritur, njoftoi kompania.
Hulumtimet kanë treguar se kur përdoruesit e një mjeti AI njohin një kursim ditor 11-minutësh në kohë, ata fillojnë të shohin vlerën e tij dhe të krijojnë një zakon për ta përdorur atë.
Më shumë se gjysma e të rinjve të anketuar treguan se teknologjitë e reja ishin kyçe për vendimet e tyre për karrierën, duke treguar se në të ardhmen e afërt aftësitë e AI dhe aksesi në ato aftësi do të jenë çelësi për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve më të mirë.
Drejtori i Microsoft Adriatica, Kalin Dimçev, theksoi se inteligjenca artificiale vazhdon të formësojë industritë dhe të ripërcaktojë mënyrën se si mendohet për teknologjinë, por edhe se pavarësisht se vlerat e saj njihen lehtësisht, nuk ka një strategji formale për aplikimin e inteligjenca artificiale në organizata, e cila çon në përdorimin e mjeteve personale të AI nga punonjësit dhe mund të rrezikojë sigurinë dhe privatësinë.
“Është thelbësore që kompanitë të zbatojnë mjete të standardizuara të AI të gatshme për përdorim në mjedisin e punës dhe të ofrojnë trajnime për punonjësit në mënyrë që të sigurojnë përdorimin e sigurt dhe efektiv të inteligjencës artificiale”, tha Dimçev./abcnews.al
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...