Google ADS

Microsoft paralajmëron modalitetin e errët në paketën Microsoft 365

15:46 | 29 Gusht 2019
A. B.

Punonjësit e Microsoftit kanë filluar testimin e modalitetit të errët për aplikacionet celular Office.

Tashti Microsofti ka njoftuar se modaliteti i errët jo vetëm që do të arrijë në aplikacionet Outlook për Android dhe iOS, por gjithashtu do të arrijë edhe më shumë produkte brenda paketës Microsoft 365.

Në një postim në blog, Microsofti nënvizon atë që e motivoi kompaninë të prezantonte modalitetin e errët dhe procesin e krijimit të saj. Gjithashtu u theksua se modaliteti i errët arrin në Outlook për iOS dhe Android, si edhe Office.com.

Më vonë këtë vit, kur Apple lëshon iOS 13 (i cili përfshin modalitetin e errët të sistemit), Microsofti do të aktivizojë gjithashtu modalitetin e errët për më shumë aplikacione të tij, duke përfshirë Word, Excel, PowerPoint, SharePoint, OneDrive, Planner dhe To-Do.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme