Në një hap të fuqishëm drejt zhvillimit të teknologjisë dhe fuqizimit të ekonomisë së rajonit, Microsoft ka blerë 407 hektarë tokë në malin Pleasant në Wisconsin të SHBA-së, për 76 milionë dollarë.
Toka e cila më parë ishte në pronësi të familjes Creuziger, më parë ishte shfrytëzuar si tokë bujqësore, dhe tani cilësohet si fitore e madhe për familjen.
Marrëveshja me Microsoft, ishte më shumë se trefishi i shumës që qeveria lokale i kishte ofruar familjes Creuzinger në vitin 2017, si pjesë e një bashkëpunimi me një nga furnizuesit e Apple, Foxconn.
Megjithatë, edhe pse familja nuk ishte kundër shitjes, ata shpresonin për një çmim më të lartë, shkruan businessinsider.
Ndërkohë, Microsoft ka lidhur marrëveshje edhe me qeveritë tjera lokale të bashkive, për blerjen e disa tokave që do t’i nevojiten për zhvillimin e qendrës së të dhënave.
Faza e parë e ndërtimit prej 1 miliard dollarësh, e cila mbulon rreth 215 hektarë, thuhet se është në zhvillim e sipër.
Kompania teknologjike pret që kjo fazë të krijojë 200 vende të reja pune, numri i të cilave thuhet të rritet me zhvillimin e fazave.
Ndërsa Inteligjenca Artificiale (Al) po avancon, gjigantët teknologjik si Microsoft, po investojnë në ndërtimin e qendrave të të dhënave, duke e pasur parasysh sasinë e fuqisë kompjuterike dhe energjisë që kërkohet nga Al.
Vatër për zhvillimin e këtyre qendrave, po bëhen edhe rajonet rurale të Amerikës. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...