Microsoft nuk mbështet më Internet Explorer 8, 9 dhe 10

13:03 | 6 Janar 2016
Arbresh Info

Ka kaluar një kohë e gjatë, por duke filluar nga 12 janari i këtij viti, gjiganti Microsoft nuk do të mbështes më shfletuesin Internet Explorer 8, 9, apo 10.

Microsoft pohon që versioni Internet Explorer 11 do vazhdojë të pranojë përditësime rreth sigurisë apo përditësime tjera në sistemet operative si Windows 7, Windows 8.1 dhe Windows 10, shkruan arbresh.info.

Megjithatë, në rast se përdorni ndonjë version të vjetër të këtij shfletuesi për ndonjë arsyeje të paimagjinueshme atëherë nuk do të pranoni përditësime pasi qëllimi i kompanisë Microsoft është kalojë përdoruesit në shfletuesin e ri Edge./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme