Microsoft: Nevojitet një traktat ndërkombëtar mbi luftën kibernetike

13:04 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti dhe përgjegjësi i divizionit ligjor në “Microsoft”, Brad Smith deklaroi se kemi arritur në pikën që nevojitet të gjendet një marrëveshje ndërkombëtare që rregullon se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëhet në atë që quhet luftë kibernetike.

Sipas Smith është e nevojshme të ketë një Konventë të Gjenevës dixhitale.

Ky argument është shumë aktual, mbi të gjitha kur merren parasysh ngjarjet e fundit të politikës ndërkombëtare, akuzat dhe dyshimet për hakim, në veçanti mes Rusisë dhe SHBA-së.

Ashtu si në luftën me armë të vërteta, Smith mendon se është e nevojshme të mbrohen të gjithë civilët, nga qytetarët privatë tek infrastrukturat e kompanive, në veçanti ato teknologjike që janë më të prekshme.

Ai i ka bërë gjithashtu thirrje edhe kompanive të tjera të teknologjisë jo vetëm për ta mbështetur, por edhe që të mos ndihmojnë qeveritë që të zhvillojnë sulme të këtij lloji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme