Google ADS

Microsoft me një patentë unike për telefonin e saj Surface

14:40 | 19 Shtator 2016
Arbresh.info

Microsoft tha se do të ndalonte prodhimin e smartfonëve Lumia dhe në vend të saj do të prezantojë një seri të re celularësh të markës Surface. Kompania sapo ka marrë një patentë që përmban edhe një sistem unik të skanerit të gjurmëve të gishtërinjve që do të ketë telefoni.

Skaneri do të jetë i instaluar në ekran dhe kjo do ta lejojë kompaninë të kursejë më shumë vend për këtë komponent, që do të rezultojnë edhe me pajisje më të holla. Për ta bërë këtë do të përdoret një drejtues valësh që do të vendoset poshtë xhamit me një filtër që ka edhe një ndjesor, i cili lexon gjurmët e gishtërinjve të vendosur mbi xham, përcjell Arbresh.info.

Valët do të transmetohen tek ndjesori duke përdorur një fibër optike. Sipas patentës kjo teknologji mund të përdoret në ekranet AMOLED dhe në ato LED./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme