Vetëm një muaj pasi pushoi 7.800 njerëz, Microsoft ka larguar nga puna edhe 1.000 punonjës, që janë më pak 1% nga pjesa në Redmond, kompani me bazë në Washington.
Ky lajm vjen vetëm pasi gjiganti softuerik njoftoi përfitimet për tremujorin e tretë të këtij viti duke zbuluar një humbje prej 54% nga viti në vit, shkruan arbresh.info. “Reduktimi i vendeve të punës është përhapur më shumë se në një biznes dhe vend duke reflektuar për përshtatje në nevojave të bizneseve”, tha një zëdhënës për ‘The New York Times’.
Derisa zvogëlimi i mëparshëm i vendeve të punës preku njësinë e telefonave të kompanisë, ndërprerja e vendeve të punës që u bë së fundmi është thënë se ka prekur departamentin financiar dhe juridik, ndonëse ende nuk është dhënë një konfirmim zyrtar./arbresh.info
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...