Microsoft fiton betejën gjyqësore me ODJ

18:16 | 15 Korrik 2016
Arbresh.info

Sipas vendimit të gjykatës, qeveria e SHBA-ve nuk mund ta detyrojë Microsoft-in për t’i dhënë qasje në serverët e firmës të vendosur në vendet tjera.

Sipas BBC, vendimi është marrë për arsye të mbrojtjes së privatësisë të kompanisë së kompjuterëve, transmeton KosovaPress.

Departamenti i drejtësisë së SHBA-ve, ka apeluar që të ketë qasje në serverët në Irlandë si pjesë e hetimeve për një rast të drogës por ky rast ra poshtë nga gjykata.

Microsoft e ka mirëpritur vendimin ndërsa DOJ e kanë shprehur zhgënjimin e tyre dhe kanë thënë se do të apelojnë prapë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme