Loja Solitare nga Microsoft do mbush 25 vite, dhe për të shënuar përvjetorin kompania ka bërë një turne të madh në mbarë botën për të gjetur lojtarët më të mirë.
Ky turne fillon të hënën e ardhshme ku në garë së pari janë punonjësit e gjigantit Microsoft.”Më pas, fituesit nga Microsoft vazhdojnë konkurrencën me lojtarët publik për të festuar 25 vjetorin e lojës Solitare”, shkruan Microsoft, transmeton arbresh.info.
Lojtarët do të jenë në gjendje të garojnë në pesë variante të lojës, përfshirë FreeCell, Spider, TriPeaks, Pyramid, dhe versionin klasik të njohur si “Klondike Solitare”. Të gjitha këto versione të lojës janë në dispozicion tek platforma Windows dhe Windows Phone.
Kompania nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij turne, se si do të garojnë lojtarët apo si fituesit do të vendosen. Po ashtu, ende nuk është e qartë nëse fituesit do të shpërblen me ndonjë çmim nga gjiganti Microsoft./arbresh.info
Policia realizon kontroll në sigurimin DUNAV në veri bashkë ...
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve