Microsoft do ta heqë Lumia-n nga tregu

14:44 | 11 Shtator 2016
Arbresh.info

Deri në fund të këtij vit, Microsoft do të mbyllë shitjet për të gjithë telefonat e saj Lumia. Numri i pajisjeve telefonike Lumia nuk është shumë i madh në treg, pasi Microsoft e ka ngadalësuar çdo herë e më shumë shitjen e tyre.

Por kjo nuk do të thotë që Windows 10 për telefonat do vdesë gjithashtu. Microsot po bën gati dy përditësime të mëdha që do të jenë gati në vitin 2017 dhe do të vazhdojë të prodhojë pajisje në mbështetje të kësaj platforme. Laura Butler, Drejtore e Inxhinierisë në Windows, në një postim të saj në Twitter tha se kompania po punonte mbi një projekt të tillë.

Lumia, marka telefonike e Microsoft u prezantua fillimisht në vitin 2011 dhe kishte veçorinë e marrjes së informacioneve pa qenë nevoja e hapjes së aplikacioneve. Pastaj ajo u rrit nën hijen e Nokias derisa u ble nga Microsoft.

Por fatkeqësisht, përditësimet e ngadalta, mbështetja e vogël për aplikacionet dhe mungesa e pajisjeve interesante e ndaluan Windows 10 të arrinte diçka më shumë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme