Brad Smith tha se gjigandi i teknologjisë deri në vitin 2030 do të largojë tërësisht karbonin nga mjedisi, të cilin e ka emetuar drejtpërdrejt ose nga konsumi i energjisë elektrike që kur u themelua 45 vite më parë
Kompania teknologjike Microsoft ka paralajmëruar se deri në vitin 2030 do të kthehet në kompani “karbon negativ” duke larguar nga mjedisi gjithë karbonin që ka lëshuar nga themelimi i saj.
“Përderisa bota do të duhet të arrijë zero neto, ata prej nesh që janë në gjendje të lëvizin më shpejtë duhet të veprojnë. Kjo është arsyeja pse sot ne po njoftojmë një qëllim ambicioz dhe një plan të ri për të reduktuar dhe larguar përfundimisht gjurmët e karbonit të kompanisë Microsoft”, tha kreu Brad Smith para audiencës në kampusin Redmond të Washingtonit.
Smith po ashtu tha se gjigandi i teknologjisë deri në vitin 2030 do të largojë tërësisht karbonin nga mjedisi, të cilët e ka emetuar drejpërdrejt ose nga konsumi i energjisë elektrike që kur u themelua 45 vite më parë.
Microsoft po ashtu paralajmëroi një iniciativë të re për përdorimin e teknologjisë së kësaj kompanie në ndihmë të furnizuesve dhe klientëve të saj për të reduktuar gjurmët e tyre të karbonit si dhe një fond të ri prej 1 miliard dollarësh për përtëritjen e klimës globale të teknologjive të reduktimit dhe largimit të karbonit./AA
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...