Microsoft blen shërbimin LinkedIn?

15:21 | 13 Qershor 2016
Arbresh Info

Microsoft ka njoftuar se ka hyrë në një marrëveshje definitive për të blerë LinkedIn për 26.2 miliardë dollarë.

“Ekipi i LinkedIn ka krijuar një biznes fantastik. Së bashku ne mund të përshpejtojmë rritjen e LinkedIn, si dhe Microsoftit dhe Office 365”, tha drejtori i Microsoftit, Satya Nadella, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti softuerik ka në plan të mbajë një konferencë disa orë më vonë për të diskutuar më pas rreth blerjes së shërbimin LinkedIn./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme