Telefoni i mençur Mi 5 nga Xiaomi tashmë ka pranuar përditësimin në platformën Nougat dhe kompania tani ka konfirmuar gjithashtu se cilët do të jenë telefonat e tjerë që do të përditësohen.
Kjo listë përfshinë edhe Mi Mix që tani do të jetë në linjë për të pranuar platformën Nougat, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në një post në forumin ‘MIUI’, telefoni, i cili është thuajse i gjithi pa korniza dhe me ekran 6.4 inç dhe rezolucion 2040×1080, do të përditësohet në Android 7.0 së shpejti.
Përditësimi fillimisht do të jetë në formën ‘Beta’, që do të thotë se vetëm një pjesë e përzgjedhur e personave që janë pjesë e programit ‘Beta’ do të shijojnë së pari eksperiencën në Nougat./arbresh.info
Sigal Prishtina ia humb shkëlqimin Yllit, e mposht me 19 pik...
Shyhrete Behluli organizon koncert për 50 vjetorin e karrier...
Nesër fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën “Xhemail Mustaf...
Për dy vite 251 ushtarë janë dorëhequr nga FSK-ja, Ministria...
E bukur si në përralla, Alba Vukaj shkëlqen në imazhet e fun...
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të par...