Nuk ka asgjë më të bezdisshme se një rrjet i dobët.
Interneti në ditët e sotme është bërë një pjesë e pandashme e jetës tonë e sidomos tani kur në shumicën e rasteve punojmë edhe nga shtëpia.
Por, si mund ta rrisim shpejtësinë e internetit tonë?
Në kushte normale, vendosja e kompjuterit afër ruterit të Wi-Fi-s mund të minimizojë ndërhyrjen nga pajisjet e tjera, për të pasur qasje më të shpejtë.
Në listën e mëposhtme janë disa prej mënyrave për të evituar një rrjet të dobët.
Kryeni një test të shpejtësisë
Përpara se të ankoheni për rrjet të keq, shikoni se çfarë shpejtësie të internetit keni në shtëpi për të bërë krahasime me shpejtësinë që t’u është ofruar në pako nga shërbimi dhe për atë që paguani.
Ka uebfaqe të ndryshme me të cilën mund të gjeni në Google për të gjetur rezultate.
Testet e ndryshme do t’ju japin rezultate të ndryshme. Edhe i njëjti test mund t’ju japë rezultate të ndryshme ndërmjet testeve. Kjo për shkak të vendndodhjes së serverëve të testimit dhe numrit të njerëzve që ndajnë qasjen me ju.
Bëni teste të shumta dhe gjeni shpejtësinë mesatare që po merrni.
Krahasoni rezultatet tuaja me atë shpejtësi interneti për të cilin paguani
Flisni me shërbimi dhe shihni se për çfarë shpejtësie interneti keni paguar.
Mbani në mend se shpejtësitë e reklamuara nga ofruesi juaj janë shpejtësitë e “rastit më të mirë” dhe mund të mos jeni në gjendje ta merrni atë numër rregullisht, veçanërisht nëse përdorni WiFi.
Ristartoni modemin tuaj
Ristartimi i modemit dhe ruterit mund të ndihmojë në zbutjen e disa problemeve të rrjetit duke pastruar të dhënat e vjetra.
Kontrolloni për ndërhyrje nga pajisje të tjera
Nëse jeni duke përdorur ruter me valë, disa pajisje mund të ndikojnë tek qasja e internetit për shkak të ndërhyrjeve.
Ruterat me valë vijnë në varietete të shumta. Disa pajisje të zakonshme të cilat mund të ndërhyjnë në qasjen tuaj me ruterin me valë janë mikrovalët dhe telefonat celularë.
Për të minimizuar ndërhyrjet, fikni të dhënat në telefonin tuaj dhe largojeni furrën me mikrovalë nga pajisjet tuaja me valë dhe nga ruteri kur jeni duke përdorur qasjen e internetit.
Sinjali juaj i internetit do të dobësohet kur keni shumë mure midis pajisjes dhe ruterit.
Telefononi ofruesin e shërbimit të internetit
Ndonjëherë thjesht keni rrjet të dobët që mund të rregullohet nga baza e ofruesit të shërbimit të internetit.
Shërbimet zakonisht e dinë nëse qasja është nën standard pa pasur nevojë që një teknik të vijë në shtëpinë tuaj për ta rregulluar internetin thjesht duke lexuar nivelet e sinjalit jashtë modemit tuaj.
Nëse është e nevojshme, shërbimi do të dërgojë një teknik të linjës në shtëpinë ose lagjen tuaj për të kontrolluar infrastrukturën e tyre.
Kontrolloni të gjitha pajisjet që janë lidhur me rrjetin tuaj
Nëse dikush tjetër në rrjetin tuaj po shkarkon shumë të dhëna nga interneti, të tilla si shikimi i videove ose shkarkimi i skedarëve të mëdhenj, ndoshta po përdor një përqindje të konsiderueshme të internetit.
Zhvendosni ruterin ose kompjuterin tuaj
Nëse jeni i lidhur me internet nëpërmjet një ruteri Wi-Fi, sinjali i dobët mund të çojë në shpejtësi më të ulëta dhe ndërprerje të lidhjeve.
Zhvendoseni ruterin më afër kompjuterit ose anasjelltas. Një mënyrë tjetër është të vendosni ruterin në krye të një dollapi për të transmetuar sinjal më të mirë.
Pastroni pluhurin nga ruteri dhe nga modemi juaj herë pas here, kjo do të ndihmojë që pajisja të mos nxehet për së tepërti dhe rrjedhimisht, përmirësohet qëndrueshmëria e pajisjes.
Kontrolloni motin
Nëse përdorni internet satelitor, qasja e juaj në internet mund të prishet për shkak të kushteve atmosferike dhe ndërhyrjeve të tjera elektrike. /Telegrafi/
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...