Google ADS

Meta u gjobit me 390 milionë euro për detyrimin e përdoruese për reklamat e personalizuara

22:19 | 4 Janar 2023
KRG

Meta është goditur me një gjobë prej 390 milionë eurosh nga rregullatorët pasi detyroi përdoruesit të pranojnë reklamat e personalizuara.

Dënimi është dhënë nga Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës, i cili tha se gjiganti i mediave sociale kishte shkelur rregullat e privatësisë së BE-së, transmeton Telegrafi.

Përveç gjobës së madhe, kompanisë Meta iu është ndaluar gjithashtu të detyrojë përdoruesit të regjistrohen në reklama të tilla.

Promovimet bazohen në aktivitetin e dikujt në internet,  duke i lejuar reklamuesit të synojnë ata që mund të jenë të interesuar për produktet dhe shërbimet e tyre.

Meta, i njohur më parë si Facebook, ka thënë se do të apelojë gjobën dhe përmbajtjen e vetë vendimit.

Kompania shtoi se vendimi nuk do të parandalonte reklamimin e synuar ose të personalizuar në platformat e tij, të cilat përfshijnë Instagram, WhatsApp dhe Facebook.

“Vendimet kanë të bëjnë vetëm me atë bazë ligjore që përdor Meta kur ofron reklama të caktuara”, tha një zëdhënës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme