Deaktivizimi i Facebook është mjaft i lehtë dhe pa dhimbje. Nëse e bëni këtë, afati kohor dhe informacione të tjera do të zhduken nga Facebook – por vetëm derisa ta riaktivizoni llogarinë tuaj. Po, kjo do të thotë që të gjitha të dhënat tuaja do të mbeten të ruajtura diku në serverët e Facebook.
Fshirja e Facebook do të thotë që nuk mund të hyni më kurrë në llogarinë tuaj ose të merrni ndonjë nga përmbajtjet ose të dhënat tuaja. Kjo do të thotë që ju duhet të ndërmerni hapa shtesë për të hequr gjurmët e të dhënave tuaja në Facebook (si edhe ta ruani vetë) përpara se të fshini llogarinë tuaj.
Por nëse doni ta fshini përgjithmonë llogarinë tuaj? Sigurisht që mundeni, por më parë duhet të plotësoni një sërë etapash, por procesi nuk është i menjëhershëm.
Ja se si mund të veproni:
1. Hapi i parë është gjetja e link-ut për të fshirë llogarinë tuaj.
Një mënyrë është të kërkosh “Delete account” në Qendrën e Ndihmës së Facebook-ut, ose thjesht të klikoni këtë link.
2. Hapi tjetër është të shkoni në faqen e paralajmërimit “page warning”, e cila të informon se çfarë ndodhë nëse llogaria juaj fshihet, domethënë, që nga çasti që llogaria fshihet, ju nuk mund jeni në gjendje të riktheni të dhënat tuaja. Gati për të vazhduar? Kliko butonin “Delete My Account”.facebook deactivate
3. Përsëri do t’ju shfaqet një dritare me një paralajmërim tjetër: “A jeni gati për ta fshirë përfundimisht llogarinë tuaj? Jeni të sigurt?”
Fusni fjalëkalimin dhe kodin e sigurisë “captcha” (grup shkronjash të rastësishme, të cilat sigurojnë që ju nuk jeni “spambot” )
4. Gjithçka në rregull? Kliko butonin “OK” dhe më pas kontrollo postën elektronike për e-mail-in që konfirmon se doni ta fshini përfundimisht llogarinë tuaj. Ju keni 2 javë kohë të ndërroni mendje pasi keni kërkuar për ta fshirë llogarinë e Facebook-ut.
5. Tani vjen çështja-kohë. Facebook-u nuk do ta fshijë menjëherë llogarinë. Ju duhet të prisni plotë 14 ditë që profili juaj të fshihet përgjithmonë. Nëse keni dyshime gjatë pritjes dy-javore, hyni përsëri në llogari dhe klikoni butonin “Cancel Deletion”.
6. Së fundmi: edhe pasi Facebook–u e ka fshirë përfundimisht llogarinë tuaj, disa të dhëna do të mbeten rezervë në serverë për 90 ditë. Pas kësaj kohe, të dhënat e tjera do të fshihen tërësisht nga Facebook-u.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...