Mësohet data e arritjes së tipit më të ri të Ford Focus

13:25 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Gjenerata e katërt e Focus do të arrijë vitin e ardhshëm, ndërsa do të sjellë ndryshime thelbësore në karakterin e këtij kompakti të shkëlqyeshëm, pasi do të ketë platformë të re, motorë me de-aktivizimin e cilindrave.

E gjithë karroceria do të jetë për një centimetër më e gjatë dhe më e gjerë se sa ajo e tanishmja.

Platforma e re është e modeluar edhe për pranimin e motorit hibrid dhe elektrik.

Premiera zyrtare e gjeneratës së katërt do të mbahet në sallonin e Parisit, ndërsa shitja do të fillojë në fillim të vitit 2019.

Natyrisht, veturat do të jenë në programin e zakonshëm të motorit me benzinë EcoBoost (1.0, 1.5 dhe 2.0) dhe motorëve dizelë TDCi (1.5 dhe 2.0), me çka motorët me benzinë do të kenë opsionin për çaktivizimin e cilindrit në vozitje të qetë, për shkak të uljes së shpenzimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme