Një operator irlandez ka konfirmuar se versioni 3G i telefonit Nokia 3310 do të arrijë më vonë gjatë këtij viti, transmeton KosovaPress.
Nokia 3310 me lidhjen 3G tek operatori irlandez “Three Ireland” pritet të jetë i pranishëm në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, ndërsa informacionet lidhur me çmimin nuk janë bërë të ditura.
Telefoni i njëjtë është vërejtur edhe në listën e Federal Communications Commission (FCC), gjë e cila sugjeron se ky model do të arrijë edhe në territoret tjera./Arbresh.info/