Përdoruesit e WhatsApp më në fund do të kenë mundësinë që të fshijnë mesazhet e padëshiruara pasi i kanë dërguar.
Ky opsion i ri i aplikacionit më popullor të mesazheve ju lejon që t’i fshini gjithë mesazhet brenda 7 minutave nga koha e dërgimit.
Bëhet fjalë për mesazhet që ju i konsideroni të turpshme apo në rastet kur keni ngatërruar grupin e bisedës dhe keni dërguar një mesazh të pavend.
WhatsApp e ka testuar këtë funksion të ri dhe tashmë është gati për miliona përdorues në të gjithë botën.
Në momentin që ju fshini mesazhin që keni dërguar gabimisht, në bisedën me bashkëbiseduesin do të zëvendësohet me “ky mesazh është fshirë”.
Por si të fshini një mesazh në WhatsApp?
Hapni aplikacionin dhe hyni në bisedën (chat) ku doni të fshini mesazhin.
Mbani shtypur apo të selektuar mesazhin që doni të fshini. Nëse doni, pasi keni mbajtur shtypur mesazhin, mund të selektoni edhe mesazhe të tjera të padëshirueshme që doni t’i “asgjësoni”.
Pas kësaj, në krye të ekranit shtypni butonin “fshije” (delete).
Në mënyrë që të keni këtë opsion të shumëpritur, duhet të keni versionin më të fundit të WhatsApp të instaluar në Android apo iPhone.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...