Ndoshta nuk e keni dëgjuar, por Mercedes-Benz ka prodhuar një makinë elektrike, të quajtur B-Class Electric Drive. Tashmë kompania ka vendosur ta ofrojë atë me një çmim më të ulët duke e bërë më të favorshme në lidhje me konkurrenten e saj BMW i3.
B-Class Electric Drive sapo ka zbritur në një çmim prej 39,900 dollarësh nga 41,450 dollarë që shitej më parë. Ndërkohë BMW i3 shitet për 42,400 dollarë.
B250 vlerësohet të ketë një EPA prej 140 km, shpejtësi limit deri në 160 km/h dhe 177 kuaj fuqi. E ushqyer me një burim 240 volt ajo mund të udhëtojë deri në 100 km, megjithatë makina nuk është e pajisur me motor me gaz që mund ta shtonte gjatësinë e udhëtimit në rast se energjia e saj mbaron.
Vitin e kaluar Mercedes shiti 1,906 modele B250 në Amerikë dhe 2,356 të tilla në Kanada, ndërokohë që në të njëjtën periudhë BMW shiti 11,024 i3 vetëm në Amerikë. Megjithatë këtë viti shitjet janë më të larta se çdo vit tjetër për Mercedes./arbresh.info.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare