310.185 është numri i makinave që kompania Mercedes Benz shiti vitin e kaluar, duke reprezentuar një rritje prej 0.9 përqind nga viti 2017.
Për të shpërbluar punonjësit e tyre për punën e mrekullueshme, kompania prindërore, Daimler, do të shpërndajë shpërblime deri në € 4,965 krahas pagës së tyre në prill.
Përafërsisht 130,000 punonjës në Gjermani kanë të drejtën për të marrë bonusin, i cili megjithëse një shumë e mirë pa dyshim, është më i vogël se bonusi prej € 5,700, marrë në vitin e kaluar për rezultatet e 2017-ës së kompanisë, transmeton lajmi.net.
Arsyeja pse vlera është pak më e ulët ka të bëjë me një ulje të fitimit operativ të grupit nga 14.3 miliardë euro për vitin 2017 krahasuar me 11.1 miliardë euro të 2018-ës.
Viti 2019 është i zënë për kompaninë, duke pasur parasysh numrin e madh të lansimit të produkteve të planifikuara për këtë vit.
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...