Mercedes Project One i gatshëm për prodhim, është parë duke u transportuar nëpër Monako

14:45 | 3 Qershor 2018
Arbresh.info

Jo shumë gjëra kanë ndryshuar, prej se është prezantuar në Frankfurt gjatë shtatorit të kaluar

Besoni ose jo, por janë bërë tetë muaj që kur projekti madhor Mercedes-AMG Project One është prezantuar në Frankfurt Auto Show, transmeton Telegrafi.

I konsideruar si F1 për rrugë, hipermkina Project One premton të jetë modeli më i kompletuar që Mercedes-AMG ka ndërtuar ndonjëherë. Kjo vjen pas kombinimit të motorit 1.6-litra V6 me katër motorë elektrikë, që së bashku prodhojnë njëmijë kuajfuqi.

Prej se u prezantua për herë të parë në Frankfurt, nuk kemi parë shumë prej këtij modeli, deri më tani kur u pa duke u transportuar nëpër Monako.

Imazhet që janë shpërndarë në Instagram, e tregojnë modelin pjesërisht të mbuluar, që dukej se është gati për prodhim. Sipas të gjitha gjasave, ishte prezantuar në ndonjë organizim privat, pasi të gjitha njësitë e parapara për shitje janë blerë muaj më parë.

Nuk duket se ka shumë ndryshim prej modelit të shfaqur zyrtarisht, megjithatë shihet se i janë ndryshuar pasqyrat anësore, si dhe pjesa e përparme është shumë më e lartë.

Makina pritet të peshojë prej 1,300 deri në 1,400 kilogramë, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet se çfarë shpejtësie mund të arrijë. Vetëm 750 njësi të kësaj makine do të lansohen, të cilat do t’i marrin klientët gjatë vitit të ardhshëm.

Pritjet janë që ky projekt gjigant, të fillojë një epokë të re në segmentin e makinave hibride. Treshja fantastike LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918 Spyder, pritet të ndryshohet pasi të lansohet Model One. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme