Kompania gjermane, nuk mund t’i ikë varësisë
Pas skandalit ‘Diselgate’ që preku Volkswagenin, makinat me naftë janë bërë temë tabu në shumicën e mbledhjeve të kompanive automobilistike.
Por, Mercedes-Benz nuk është gati të heqë dorë.
Dieter Zetsche, zyrtar i lartë në Daimler, kompani ombrellë nën të cilën hyn edhe Mercedes, ka thënë se klientët kanë besim në veturat me naftë, pavarësisht politikave narrative të përhapura në Evropë.
Shitjet e këtyre veturave vetëm po rriten, më 2017 kishte më shumë të interesuar, se sa një vit më parë, ndërsa shumica e kërkesave për Mercedes të ri, është për modelet me djegie të brendshme.
“Më 2018, kemi hasur në një rënie të vogël, por besimi në makinat me naftë nuk ka rënë. Më se 50 për qind e shitjeve, janë të atyre me naftë. Njerëzit iu besojnë makinave, jo politikave” ka thënë Zetsche, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, rrëndësi e madhe duhet t’i kushtohet çështjes, se çfarë të bëhet me lirimin e CO2, në mënyrë që ndotja të jetë sa më e vogël. “Motorët me naftë po lëshojnë më pak dyoksid karboni, por ndotin më shumë me oksid të azotit se sa ato që lëvizin me benzinë” ka thënë Zetsche.
Ai njoftoi gjithashtu se Mercedes, është duke punuar në një ekonomi të vetën mbi karburantet dhe emetimin e përgjithshëm, në përpjekje t’i ndihmojë klientët të kuptojnë sa më mirë efektet.
Po që se Mercedes vazhdon të prodhojë makina me djegie të brendshme, duhet të zbatojë me përpikëri ligjet e Bashkimit Evropian për ndotjen, në mënyrë që të mos ketë dënime që janë shumë të larta. /Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...