Kompania gjermane për prodhim të makinave, Mercedes-Benz, ka bërë thirrje për kthim mbrapsht të pothuajse 1 milion makinave më të vjetra në gjithë botën, për shkak të problemeve potenciale me sistemin e frenimit.
Përgjatë fundjavës, kompania ka thënë se do të kontaktojë pronarët e makinave, pasi sistemi i frenimit mund të jetë subjekt i atij që njihet si “korrozion i avancuar”.
Kërkesa për kthim mbrapsht të makinave prek 993,407 makina, duke përfshirë 70,000 në Gjermani. Mercedes ka bërë thirrje të ngjashme për makina edhe vitin e kaluar për shkak të problemeve me sistemin e thirrjeve emergjente.
Kompania ka thënë se makinat që përfshihen në thirrjen e fundit janë prodhuar në periudhën 2004-2015 dhe janë të serive ML dhe GL.
“Ne kemi gjetur që në disa makina funksioni i përforcuesit të frenave mund të preket nga korrozioni i avancuar. Është e mundshme që një manovër veçanërisht e fortë ose e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
Mercedes ka thënë se do të pranojë makinat menjëherë, për të identifikuar ndonjë problem eventual dhe për të zëvendësuar pjesët, nëse është e nevojshme./rtk
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës