Veturat e kësaj linjë gjithnjë kanë qenë të mira, por Vision EQS duket shumë më mbresëlënës
Në prodhimtarinë e makinave elektrike, Mercedes hyri me EQC që është një SUV me përmasa të mesme, derisa vazhdoi më furgonin EQV.
Por, çfarë pritej nga kjo linjë prodhimi ishte një veturë e zakonshme.
Këtë edhe e solli Mercedes-Benz në Frankfurt Motor Show, të quajtur Vision EQS dhe në momentin që u pa, iu pëlqeu të gjithëve. Si një makinë që u prit gjatë, duket sikur të jetë modeli S-Class i kthyer të lëvizë në sistem elektrik.
Duket sikur ka shënjestër të zgjidhë sfidat e makinave moderne, si qëndrueshmëria dhe siguria, derisa tregon dizajnin në të cilin Mercedes mbështetet në të ardhmen.
Para disa ditësh, Mercedes tregoi pjesën e përparme të kësaj makine, por jo edhe dritat, ndërsa tani që i ka shfaqur, shihet se është një gjuhë e re dizajnuese.
Meqenëse nuk ka grill, përpara janë vënë 229 drita individuale, që japin pamje të mahnitshme në mbrëmje, derisa pjesa e prapme ndriçohet nga 188 drita LED në formë yjesh.
Kapaciteti prej 350 kW, i mundëson që 80 për qind të baterisë ta mbushë për 20 minuta, ndërsa ka autonomi deri në 700 kilometra.
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike