Mercedes-Benz ka prezantuar edhe zyrtarisht “pick-up”-in e parë X-Class , një model i cili synon të kapërcejë hendekun midis gamës së gjerë SUV të Mercedes dhe automjeteve të tjera komerciale.
Mendoni se duket i ngjashëm si një Nissan Navara? Po, ka ngjajshmëri duke qenë një produkt i lidhjes Mercedes-Nissan. Por kompania gjermane ka bërë një punë në ndryshimin e stilit, me dyert, harqet e rrotave dhe shumë elementeve tjera që duken më ndryshe, transmeton Indeksonline.
Motorët që do të ofrohen me këtë model janë, njëri me katër e tjetri me gjashtë cilindra me naftë, X220d me 161 kuaj fuqi si dhe 250d me 188 kuaj fuqi, që të dy 2.3 litërsh, ndërsa si model standard kanë gjashtë marshe manuale por ofrohet edhe ai me shtatë shpejtësi automatike.
Të gjitha modelet e X-Class vlerësohen se mund të mbajë ngarkesa deri në 1.1 ton.
X-Class pritet të dal në treg në muajin nëntor dhe ka një çmim prej 37.000 euroëve.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez