Ishte thënë se AMG SLC do të largohet, por vetëm sa do t’i rritet fuqia
Në fakt, do të largohet modeli bazë SLC, të cilin Mercedes nuk e ka dashur aq shumë, prej se u lansua për herë të parë më 2015, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, është thënë se fati i këtij modeli është nën “diskutime”, ndërsa së fundmi u dha konfirmimi, se do të arrijë shumë më i fuqishëm. Vetëm se, nuk do të ketë edhe ndryshime tjera në dukje.
Opsioni i ri do të përmbajë përmirësimin e dritave të ambientit, asistim në këndin e vdekur dhe audio sistem më të sofistikuar. Lajmi më i madh, është se Mercedes-AMG SLC 43, që lansohet gjatë vitit që vjen, do të jetë shumë më i fuqishëm.
Motori tij 3.0-litra do të prodhojë 385 kuajfuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.6-sekonda. Në anën tjetër, nuk ka të dhëna të sakta se çfarë do të përmbaje tjetër ky variant, që pritet të jetë shumë i më i pëlqyer se i tanishmi, që nuk ishte edhe aq i kërkuar dhe nuk plotësoi pritshmërinë. /Telegrafi/
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell