Google ADS

Mercedes-AMG GT transformohet në makinë me 825 kuajfuqi

23:10 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

RENNtech ka bërë një transformim të mahnitshëm, duke e kthyer makinën në një ‘bishë’

Prej se është lansuar më 2015, Mercedes AMG GT, ka qenë një ndër veturat më të kërkuara të këtij segmenti, transmeton Telegrafi. Megjithëse kanë ardhur sisa pasardhës, kërkesat për të ishin të vazhdueshme, ndërsa askush nuk kishte kërkesa për transformim. Derisa inxhinierët në RENNtech, nuk e bënë një plan për t’ia rritur fuqinë dhe atë në masë shumë më të madhe.

Në këtë AMG GT, është vënë motori i fuqishëm që prodhon 825 fuqi dhe jo vetëm. Për të lëvizur sa më shpejtë, i janë bërë edhe disa hapje për hyrje e ajrit, në pjesën e përparme dhe disa prerje në pjesët anësore, që ta prenë ajrin sa më mirë. Tashmë janë bërë të gjitha testet në pistë, për të parë se a kanë sukses këto ndryshime, ndërsa raportohet se gjithçka ka pasur rezultat pozitiv. Megjithatë, nuk është bërë e ditur, se sa kushton ky ndryshim, apo të jetë lansuar ndonjë video, që e tregon këtë AMG GT në aksion. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme